Delvinë, brenda 2021 fshati Vanë me 24 orë ujë
Lajm i mirë për banorët e fshatit Vanë, Delvinë.
Hapet procedura për tenderimin e ujësjellësit për furnizimin me ujë të banorëve të këtij fshati.
Fondi për ndërtimin e ujësjellësit të Vanës është 780 milionë lekë të vjetra dhe tenderi mbyllet në 20 janar 2021.
“Pasi pamë nga afër disa kanale kulluese të pastruara për herë të parë pas 30 vjetësh në fushat pjellore të Delvinës, shkuam në fshatin Vanë, ku do fillojnë së shpejti punimet për ujësjellësin e ri që do zgjidhi përfundimisht problemin duke cuar ujin në cdo shtëpi brenda vitit 2021.
Gjithashtu do sistemohet dhe shtrohet një nga rrugët kryesore të fshatit. PS? sjell zhvillim dhe mban premtimet”, shkruan Hyseni.