Covid i merr jetën drejtorit të Transportit në Gjirokastër, Edi Pesha
Covid 19 ka marrë një tjetër jetë në Gjirokastër.
Drejtori i Transportit Rrugor në Gjirokastër, Edi Pesha, ka ndërruar jetë mesditën e sotme.
Prej disa ditësh ai ishte shtruar në Spitalin Infektiv pasi ishte prekur nga koronavirus.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, Pesha nuk e fitoi dot betejën me virusin famëkeq.
Më herët ai ka drejtuar Shërbimin Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër.