Covid-19, Rama: Do të fillojmë vaksinimin brenda janarit
Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme po organizon mbledhjen online me gazetarët për fundin e vitit.
Ai tha se vendi ynë është shumë pranë një marrëveshjeje për të siguruar vaksinën e COVID, ndërsa do të fillojë brenda janarit të vitit që vjen.
“Do të ketë përsëri një shifër prej 400 mijë teste të tjera të shpejta për covidin. Jemi në përpjekje për vaksinën, më vjen keq që dëgjoj lloj lloj teorish sepse situata e përgjithshme është e njëjtë.
Kompanitë si Pfhizer bëjnë marrëveshje që janë të lidhura me shtetet, nuk ka një marrëveshje tani e cila bëhet drejtpërdrejt me kompanitë dhe ti blen sipas asaj që ofron, jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin që të kalojë ky ngërç, do të fillojmë brenda janarit që në mes të janarit të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin në fillim me mjekët infermierët, më pas mësuesit, policët e me radhë. Jemi shumë pranë një marrëveshje të shkruar, kemi filluar të punojmë qysh me takimin në drejtorin në SHBA.
Ne punojmë politikisht dhe diplomatikisht për të siguruar. U fol që filloi vaksinimi në Maqedoninë e Veriut, por ja vetëm 100 doza të dhëna në parim nga Bullgaria. Për të lypur për shqiptarët më falni për modestinë por jam njishi”, tha Rama.