Covid-19 i merr jetën mjekut nga Gjirokastra
Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha.
Mjeku nga Gjirokastra Frederik Kekezi u nda nga jeta pasditen e sotme, pasi humbi betejën me virusin.
Kekezi ishte anatomopathollog pranë spitalit të Gjirokastrës.
Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet, në rolin e mjekut ligjor.
Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese megjithëse në 24 orët e fundit u shënua një ulje e numrit të rasteve. ministria e Shëndetësisë raportoi 661 raste të reja dhe 13 humbje jete.