Butrinti nuk di të ndalet, mposht Devollin dhe shkëputet i vetëm në krye
Butrinti është skuadra më e mirë e momentit në Kategorinë e Dytë.
Kjo gjë u vërtetua dhe në takimin e sotëm përballë skuadrës rivale Devollit.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa” u mbyll me fitoren 2-1 për ekipin e Butrintit që shfaqi dhe njëherë formën fantastike që po kalon në këtë sezon të ri.
Një gol i shënuar nga ana e A. Kolonja dhe një tjetër nga Xh. Mirani i dhanë tre pikët e arta skuadrës që drejtohet nga tekniku Milto Gurma, që tashmë shkëputet në krye të renditjes.
Pas këtij suksesi fantastik Butrinti mban vendin e parë me 16 pikë të grumbulluara, duke lënë pas Devollin me tre pikë.
Takimi i radhës për sarandiotët do të jetë në transfertë kundër Tepelenës.
Kujtojmë që në gjashtë ndeshje Butrinti ka marrë 5 fitore dhe 1 barazim. /Sarandanews.com/