Balluku: Aeroporti i Sarandës synon të mbështesë turizmin
Pak ditë pas shitjes së aeroportit të Rinasit, minstrja Belinda Balluku ka folur lidhur me problematikat që ka hasur me këtë aeroport. Balluku u shpreh se i ka kërkuar koncesionarit të plotësojë disa kushte. Ndërsa referuar zhvillimeve të fundit, konkretisht kalimit të tij në emër të biznesmenit Shefqet Kastrati, Balluku deklaroi se shpreson që një erë e re do të vijë edhe atje.
“Projektet që kanë ëndërr e të gjitha qeverive kanë hyrë në një rrugë që nuk kanë kthim pas. Procese kaq të rëndësishme si tuneli i Llogarasë si Skavica dhe tuneli i Llogarasë që ndodhin për herë të parë në Shqipëri nuk ka asnjë forcë që i kthen pas. Ne krenarisht mund të themi që tashmë jemi në hapa final të realizimit të tyre. Transporti ajror për ne ka qenë prioritet. Jemi drejt përfundimit të aeroportit të Kukësit i cili do të jetë gati për fluturime në pranverë të vitit 2021
Pse kaq shumë aeroporte. Nuk i kemi nxjerrë nga mendja jonë dhe janë aeroporte me tipologji të ndryshme që i duhen vendit tonë. Aeroporti i Kukësit ka të bëjë me të gjithë rajonin dhe destinacionet e tij do mbulojnë kërkesën e atij tregu. Aeroporti Tiranës është i vetëm ndërkombëtar që kemi. Me problematika shumë të mëdha që unë i kam bërë publike. I kam kërkuar koncesionarit të plotësojë disa kushte. Me zhvillimet e fundit shpresojmë që një erë e re do të vijë edhe atje”, u shpreh Balluku.
Ajo deklaroi aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në vend ndërsa shtoi se me aeroportin e Sarandës synohet mbështetja e turizmit duke krijuar akses të vizitorëve në zonat e Sarandës.
“Aeroporti i Vlorës do të bëhet aeroporti ndërkombëtar më i madhi në vend. Ai synon të krijojë një akses të shqiptarëve në kontinentin tjetër ku kemi shumë shqiptarë. Plani për aeroportin e Sarandës synon të mbështesë turizmin duke krijuar akses të vizitorëve në zonat e Sarandës dhe ato përrreth. Këto do arrijnë diçka shumë të rëndësishme për tregun tonë.
Do rritet cilësia e shërbimeve dhe do arrihet edhe ulja e çmimeve. Tunelet dhe urat që shënojnë rekord sa i përket lartësisë në Ballkan po ndërtohen. Në Kardhiq-Delvinë lotet shtohen njëra pas tjetrës. Kemi bërë publik një studim që sapo ka nisur për rrugën Berat-Ballabanë. Kemi nisur punën për koridorin blu”, deklaroi Balluku.