‘2021 do të jetë një vit më i mirë’/ Hyseni: Shqiptarët do t’i japin Ramës mandatin e tretë
Deputeti i PS, Alket Hyseni nga foltorja e Kuvendit bëri bilancin për këtë vit, ndërsa sot zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni.
Hyseni u shpreh se 2020 ishte vit i vështirë dhe me sfida, por sipas tij ata treguan se si të reagojnë si një shtet i konsoliduar.
Në gjykimin e tij, deputeti shton më tej se beson që 2021 do të jetë një vit më i mirë duke vënë theksin te zgjedhjet e 25 prillit. Hyseni shpreh bindjen se shqiptarët do të vazhdojnë rrugën e progresit duke i dhënë Edi Ramës mandatin e tretë.
“Ne treguam se dimë të reagojmë, reaguam si shtet i konsoliduar me politika ndihmëse dhe paketa financiare. Ekonomia edhe pse u dëmtua reagoi dhe nuk u gjymtua. Bujqësia realizoi furnizim e popullatës .
Besoj se 2021 do të jetë një vit më i mbarë edhe nga buxheti që kemi miratuar. Me pagat në rritje dhe punësimin. 2021 do të jetë më i mirë edhe politikisht duke pasur parasysh edhe 25 prillin që shqiptarët do të vazhdojnë rrugën e progresit duke i dhënë Edi Ramës mandatin e tretë”, tha Hyseni.