Theofil Haxhijani, artisti që i lind një herë në 100 vjet Sarandës
Nga Alket Hyseni
Ikonë e humorit dhe identitetit të teatrit dhe estradës sarandiote.
Lindur më 14 Nëntor 1939 në qytetin e që e ka në vena humorin, në Delvinë, sot i uroj nga zemra edhe 100 në këtë 81 vjetor!
Në vitin 1970 iu dha Urdhëri “Naim Frashëri” i Klasit të Tretë. Më 1978 u pranua si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në vitin 1979 mori titullin “Artist i Merituar”, ndërsa në muajin nëntor 2014 iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”.
Ka interpretuar në disa filma ku spikat roli i policit në filmin “Udhëtim në pranverë” – (1975), Zequa në filmin “Nga mesi i errësirës” – (1978), apo Josifi në filmin “Historiani dhe kameleoni” – (1989), si dhe dhjetra shfaqe teatri dhe estrade.
Ka mbushur me art dhe humor skenat, ekranet dhe zemrat tona për 30 vite si artist i Estradës së Sarandës.
Ky mik i çmuar i imi dhe i socialistëve sarandiotë e delviniotë, na bën krenar neve, bashkëqytetarët dhe kolegët e tij.
Theofil Haxhijani është modeli i qytetarit të ndershëm dhe i artistit të talentuar, shembull i shkëlqyer i njeriut që fal mirësi dhe imponon respekt të pafund nga kushdo.