Spektakël i Butrintit, “poker” golash për 3 pikë dhe shkëputje i vetëm në krye të renditjes

4 ndeshje, 4 fitore, dhe shkëputet i vetëm në krye të renditjes në Katëgorinë e Dytë.

Skuadra e Butrintit është duke bërë një sezon mbreslënës në këtë sezon të ri, duke dhuruar emocione, spektakël dhe fitore.

Në duelin direkt me Përmetin ishin djemtë e drejtuar nga tekniku Milto Gurma, që dolën fitimtarë në stadiumin “Andon Lapa”, duke vijuar serinë e fitoreve.

4 gola për 3 pikët e radhës, i mjaftuan Butrintit për të triumfuar në ndeshjen e sotme përballë Përmetit me shifrat 4-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë që në minutën e dytë të takimit me anë të Mehmetit.

Por, ky pësim i golit nuk e demoralizoi aspak Butrintin që nisi menjëherë sulmet për të përmbysur rezultatin.

Do të ishin S. Xhuvani në minutën e 31-të dhe S. Kordha në minutën e 40-të që përmbysën shifrat që në pjesën e parë për sarandiotët.

Edhe pjesa e dytë do të fliste sërish për Butrintin që përveçse dominimit të lojës, arriti që të shënojë edhe dy gola të tjetër me anë të bomberit Mirani, që po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Butrintit dhe A. Kolonjës në fundin e ndeshjes. Por, kur behej gati per vershellimen e fundit Permeti shenon golin e dyte me Vrapin qe vlejti thjesht sa per statistike.

Pas këtij suksesi Butrinti udhëheq i vetëm renditjen me 12 pikë të plota të grumbulluara në katër javët e para.

Sfida e radhës për Butrintit do të jetë derbi ndaj Delvinës në transfertë. /Sarandanews.com/

RENDITJA

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm