Rekord negativ të infektuarish në Greqi, rritet numri viktimave nga Covid
Rekord rastesh ditore me koronavirus janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 1152 raste të reja dhe shtatë persona kanë humbur jetën.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 42,080 mes të cilëve 642 kanë humbur jetën.
Ndërkohë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në spital 153 pacientë të cilët ndodhen në gjendje të intubuar.
Ndërkaq qeveria greke krahas disa masave kufizuese, këtë të hënë ka vendosur mbylljen totale të Selanikut për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.