Mosdeklarim i një garazhi në Sarandë dhe prona në qytete të tjera, SPAK konfirmon hetimin për Ervin Bushatin
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK i konfirmoi Partisë Demokratike se kryetari i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.
Ai është paditur për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Në përgjigje të kësaj kërkese, SPAK ka njoftuar Partinë Demokratike se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 93/2020 për veprat penale fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.
Procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu.
Konkretisht, pretendohet se ai nuk ka deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë:
· Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
· Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
· Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014.
· Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
· Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
· Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë, e regjistruar më 17.07.2014.
· Një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.