Kryetari i Bashkisë Gjirokastër fiton betejën me Covid
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka fituar betejën me Covid 19.
Pas rreth dy javësh i izoluar dhe me simptomat e koronavirusit, Golemi ka bërë sot testin që i konfirmoi se ai është negativizuar nga virusi i rrezikshëm. Kryebashkiaku i është rikthyer punës së përditshme.
Sot ishte dalja e tij e parë nga shtëpia që prej datës 27 tetor kur iu shfaqën shenjat e para dhe nisi trajtimin ndaj Covid 19.
Gjirokastra është shndërruar gjatë ditëve të fundit në një zonë të kuqe përsa i përket Covid 19. Vetëm sot pati 56 raste të reja.