Infektimet në Shqipëri njohin vetëm rritje: 396 raste të reja me Covid dhe 4 të vdekur

Shqipëria ka shënuar sot ditën me më shumë infektime të reja në 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 396 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 4 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 105 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit

***

Raste të reja ditore 396
Të shëruar ne 24 orë 105
Të shtruar në spitale 338
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1725

Testime totale 131.547
Raste pozitive 22.300
Raste të shëruara 11.578
Raste Aktive 10.186
Humbje jete 536