Gurma, Hyseni dhe Anila Denaj inspektime dhe takime me bizneset në Sarandë

Kryebashkiaku Adrian Gurma, deputeti Alket Hyseni dhe Ministrja e Financave Anila Denaj gjatë ditës së sotme kanë inspketuar disa nga punimet që po kryehen në Sarandë dhe zhvilluar takimet me biznese.

“Inspektuam sot me Anilën dhe Alketin disa nga punët publike,si dhe takuam përfaqësues të bizneseve të vogla në Sarandë për të prekur nga afër çdo shqetësim e problematikë të tyre. Ecim”, shkruan kryebashkiaku Gurma në rrjetet sociale.

Ndërsa, deputeti Sarandës Alket Hyseni deklaron se vëmendja maksimale është tek njerëzit të cilët shprehet ai shpresën e kanë tek Partia Socialiste.

“Një trotuar më tepër e një lulishte më shumë, ca kanalizime që shmangin përmbytjet, përditë nga një punë të vogël por me kujdesin dhe vëmendjen maksimale për njerëzit e thjeshtë që sytë i kanë tek PS dhe shpresën e kanë tek Edi Rama.

Me Adin dhe Anilën inspektuam disa nga punët e Bashkisë Sarandë dhe u përshëndetëm me qytetarë dhe biznese”, nënvizon Hyseni. /Sarandanews.com/