Edi Rama: Javën e ardhshme zbllokojmë procesin për aeroportin e Vlorës
Gjatë konferencës së sotme, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se javën e ardhshme do të zbllokojë procesin për aeroportin e Vlorës.
“Në mbyllje dëshiroj të shpresoj që shumë shpejt ne do të jemi këtu përsëri, me ndihmën e Zotit duhet thënë sepse në këtë kohë si dihet, që mbase javën e ardhshme ne do të zhbllokojmë dhe procesin për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës për të cilin kemi bërë përpjekje e përpjekje, të cilin e konsideroj një tjetër gur shumë të rëndësishëm në mozaikun e përgjithshëm të Shqipërisë që ne parapërfytyrojmë e po luftojmë ta kemi si një realitet të plotësuar në këtë 10-vjeçar që kemi hyrë.”, tha Rama në konferencën e sotme