Braktisi djalin në Greqi, zhduket në Sarandë/ Nëna e Maradona Ibrahimit: Nëse e kam të vdekur më thoni t’i mbledh kockat
Maradona Ibrahimin, që u zhduk më 1 gusht të vitit 2019, nga Ura e lumit, në Gjirokastër, por nënës i telefonoi pak orë më pas, të po asaj dite, nga Saranda. E ftuar në studion e emisionit nëna e tij Maria zbulon të tjera detaje nga jeta, prej 19 vitesh e Maradonës në Greqi.
Si ra ’pre’ e lëndëve narkotike, bashkë me të edhe vajza që dashuroi, braktisja e djalit të tyre 6-vjecar, ardhja në Shqipëri e deri ditën kur u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. I riu po kthehej nga spitali i Tiranës bashkë me nënën dhe nuk kishte pranuar të vazhdonte kurimin, pas krizave nervore që kishte pësuar.
‘Kam frikë mos i ka ndodhur ndonjë gjë, se ishte shumë i sëmurë. Më 1 gusht shkova në Tiranë ta shtroja se ishte me kriza, ai vuante nga mushëkritë se ka pirë hashash.
Më kujtohet si sot, kur më tha do më kërkoni por nuk do më gjeni. U lutesha mjekëve ta conin në spitalin psikiatrik në Vlorë, sa të qetësohej, por askush nuk e mori përsipër.
Ka ikur i pangrënë atë ditë, zbritëm tek ura e lumit, sapo kaloi një makinë u bë erë. Më hipi me vrap në makinë dhe më tha, mos më kërko, se nuk vonohem.
Pas disa orësh më merr në telefon dhe më thotë: O plake ku je? Ku je o djalë se po të kërkoj, dhe ma mbylli telefonin. Mendova se kishte mbërritur në shtëpi, por nuk e gjeta’, rrëfen nëna takimin e fundit me të birin. Maradona ishte 4 vjec kur nëna bashkë me katër fëmijët emigruan në Greqi, pasi babai i la jetim shumë kohë më parë.
Nëna përlot kur rrëfen, sesi jeta e tij nga një djalë i edukuar mori një tjetër kthesë, ndërsa ra ’pre’ e lëndëve narkotike. Maradona që mban emrin e një futbollisti të famshëm, u vlerësua me medalje në sportin e mundjes, por jeta që zgjodhi e ndau përgjithmonë edhe nga djali 6-vjecar.
Përvec Maradonës, nëna e tij Maria konsideron të humbur edhe nipin e saj që sot është 16 vjec. ‘Kam Kaluar një Greqi të zezë. Bashkëshorti iku shpejt, u detyrova të ikja në Greqi bashkë me fëmijët.
Maradona ishte 3-4 vjec kur mbërritëm. Ai ishte një djalë i shkëlqyer, shkonte në shkollë dhe ka marrë edhe medalje në mundje.
Në moshën 14 vjec jeta e tij ndryshoi krejtësisht, u mpleks me komshinjtë që pinin drogë. E solla këtu për ta larguar nga ajo shoqëri atje, por nuk ia arrita dot. Bashkëjetonte me një vajzë atje, kanë dhe një djalë. E dorëzuan në jetimore.
Shkova e kërkova por nuk ma dhanë, pasi nuk iste i regjistruar me mbiemrin e djalit. Ai është 6 vjec, unë kam dy të humbur edhe djalin e tij. Ai u regjistrua me emrin Mario Disani, mori mbiemrin e nënës së tij.
Mbase kur të rritet do të kërkojë rrënjët biologjike. Maradona e donte shumë, ndoshta kjo e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e tij. Vajza që jetonte djali ishte vajzë shumë e mirë, por ai e coi edhe atë në këtë rrugë.
E nisi dhe ajo, por sot jeton në Greqi, e ka nxjerrë e ëma rrugëve. Maradonën e solla unë në Shqipëri, pasi në Greqi ra në koma, me zor e mori vehten.
Nuk kam lënë gjë për këtë djalë, kam punuar shumë për të e kam djalin e vogël. Kam hequr shumë me këtë djalë’-përlot nëna në studio.
Nga Greqia erdhi edhe motra për të kërkuar të vëllanë. Sikur të mos mjaftonte dhembja për humbjen e djalit, nëna bashkë me të bijën u mashtruan dhe më pas u kërcënua nga disa persona nga Vlora, të cilët i premtuan se do t’ia sillnin djalin, kundrejt parave.
‘Na thanë se flinte afër spitalit në Sarandë. Takuam në një local, bashkë me vajzën një person nga Vlora.
Ai na pohoi se e kishte parë, pasi kishte pirë kafe aty. Ai na tha se do na e sillte edhe të lidhur me zinxhir. Vajza i tha vetëm sille, se do t’ju jap 1 mijë dhrami. Policia e Sarandës nuk më ndihmuan.
Pa ikur akoma nga qyteti, na morën këta personat dhe na thanë se kishin gjetur Maradonën dhe do ma sillnin në shtëpi. Më kërkoi lekët dhe pastaj të më sillnin djalin. Nisën taksistin dhe ai tha se do shkonte me vajzën atje, mezi e ia kam hequr nga duart vajzën time. Thashë humba djalin do humbisja dhe vajzën.
Ata na gënjyen. Mbase është dikush me zemër të madhe të më ndihmoj. Ta di që është mirë dhe le të vdes’, rrëfen më lot në sy 75-vjecarja Shenjë dalluese ka disa tatuazhe në trup, më të dallueshëm një tatuazh në krahun e djathtë dhe tjetri në këmbë.
Jemi ende në kërkim të 31-vjecarit nga Gjirokastra ndaj kush e ka parë ju lutemi na kontaktoni: 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778