Alket Hyseni në Delvinë: Vijon puna për pastrimin e gjithë rrjetit kullues
Alket Hyseni ka vijuar këtë të dielë takimet në zonën e Delvinës.
I shoqëruar nga kryebashkiakja, Majlinda Qilimi, Hyseni ka parë nga afër punimet që po kryhen për pastrimin e kanaleve kulluese.
“30 vjet pa pastruar kanalet kulluese në fushat pjellore të Delvinës.
Me mjetet dhe fondet e bashkisë po vijon puna për pastrimin e gjithë rrjetit kullues, që të mundësohet punimi 100% i tokës dhe rritja e rendimentit.
Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”
Hyseni më pas është ndalur në një bashkëbisedim me banorët e fshatit Shijan.
“Bashkëbisedim me banorët e fshatit Shijan për hallet dhe shqetësimet e përditshme të tyre.
Bashkë me Majlindën dhe Izetin garantuam banorët për zgjidhjen e tyre, që nga shtrimi i rrugës kryesore, riparimi i ndricimit dhe marrja e certifikatave të pronësisë së shtëpive”, përfundoi Hyseni. /Sarandanews.com/