Adrian Gurma dhe Alket Hyseni mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut Ilirjan Draçi
Mjeku i njohur nga Saranda, Ilirjan Draçi, ka humbur betejën me covid-19 në vend.
Një lajm i hidhur për Sarandën dhe mjeksinë shqiptare.
Kryebashkiaku Adrian Gurma dhe deputeti Sarandës Alket Hyseni, kanë përcjellë mesazhet ngushëlluese për Draçin.
“I trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut,kolegut e qytetarit të mirë dr.Ilirjan Draçi.
I përkushtuar,pasionant e me profesionalizëm iu shërbeve pacientëve,duke i ndihmuar ata shumë herë e në çdo kohë të fitonin përballë sëmundjes.
Sot nuk ia dole të fitoje në betejën më vendimtare të jetës,duke na lënë pas trishtim e dhimbje,por në të njëjtën kohë edhe kujtimin e mirë e veprën tënde të paharruar.
Ngushëllime të sinqerta familjes,të afërmve,miqve e kolegëve.
Të qoftë e blertë lëndina mik i shtrenjtë”, shkruan Gurma.
“Lajm i dhimbshëm për humbjen e jetës së doktor Ilirjan Draçi.
Një jetë kushtuar shpëtimit të jetës së njerëzve, nga Saranda në Tiranë, një jetë në luftë me të keqen, një jetë sakrifice, i paepur në ballë të luftës kundër pandemisë, i palodhur në shërbim të popullit.
Humbi betejën për jetën e tij, për të fituar së bashku me kolegët, luftën e madhe kundër Covid-19.
Nuk do të harrohet kurrë kjo sakrificë sublime, nuk do harrohesh kurrë heroi ynë!”, shprehet Hyseni. /Sarandanews.com/