17-vjeçarja akuzon komshiun për përdhunim, flet babai: I lumtur që 73-vjeçari doli nga burgu, vajza më tha…
Ditën e djeshme në emisionin “Shqipëria Live” u rikthye në vëmendjen e publikut historia që tronditi qytetin e Sarandës. Një 17-vjeçare akuzoi mikun e familjes së saj, Bajram Tusha, se kishte abuzuar seksualisht me të.
73-vjeçari aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie” dhe ka mohuar akuzat që adoleshentja ka hedhur ndaj tij. Sipas Tushës, çdo gjë është shpifje dhe se fajin e ka i dashur i vajzës, 34-vjeçari Gentian Ruçi.
“Është i pafajshëm, jam shumë i kënaqur që doli nga burgu. Por duhet të merren masa për Gentianin, të dashurin e vajzës. Kam frikë ta sjell vajzën në shtëpi për aq kohë sa ai është i lirë”, tha Vullneti.
Ky i fundit tregoi se vajza nuk pranon të flasë me të dhe se takon vetëm të vëllain. Bektashi u shpreh se ka folur me psikologët e vajzës së tij.
“Nuk flas dot me vajzën, kam folur vetëm me psikologët. Vajza flet vetëm me të vëllain. Vajza më tha nuk vij në shtëpi, do mbaroj kursin. Unë nuk e di nëse takohet me Gentianin, por psikologet më thanë se nuk ka asnjë kontakt me të, por vetëm me njerëzit e mi”, shtoi ai.
Vullneti rrëfeu se vajza e ka hedhur poshtë atë, edhe pse e ka tërhequr denoncimin për të.
“Vajza më ka hedhur mua poshtë. Sa ishte te unë nuk kishte asgjë, sapo e mori ai iku nga mendja. Madje më tha vajza do marrim 10 milionë lek që të fusim Bajram Tushën në burg. Nuk e tërheq akuzën ndaj Tushës, ndaj meje e ka hequr”, tha Bekteshi.