VIDEO/ Tensionohet situata jashtë ambienteve të Kuvendit, Halit Valteri tenton të godasë Damian Gjiknurin
Deputeti Halit Valteri dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri kanë debatuar ashpër mes njëri-tjetrin jashtë ambienteve të kuvendit ditën e sotme.
Tensionet mes dy ligjvënëse janë shënuar pak pasi deputeti Gjiknuri mbaroi fjalën e tij në seancën plenare ku po diskutohen ndryshmet në kodin zgjedhor.
Debatet mes dy deputetëve kanë qenë të ashpra dhe për pak kanë degraduar në konflikt fizik, teksa deputeti Valteri ka tentuar të godasë socialistin.
Është dashur ndërhyrja e deputetit Edmond Rrushi dhe Gardës së Republikës për të shmangur konfliktin.
Më tej Valteri është rifutur në sallën plenare, ndërsa Gjiknuri është larguar.
Gjatë fjalës së mbajtur më herët në Kuvend deputeti socialist argumentoi pse drafti i mazhorancës është ai i duhur, që sipas tij korrigjon çdo lloj anomalie në sistem.
Ai e vlerësoi si një arritje të opozitës parlamentare vendimin për hapjen e listave, ndërsa shigjetoi partitë e vogla, që sipas tij nuk meritojnë të marrin fonde publike apo të përfaqësojnë popullin nëse nuk arrijnë1 % të votave.