Tërmeti, përfaqësuesi i shqiptarëve në Greqi: Nuk raportohet për të lënduar
Tërmeti i regjistruar sot në brigjet e Egjeut ka shkaktuar pasoja të shumta materiale në Izmir të Turqisë, por edhe në ishullin grek të Samos.
Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Greqi, Luan Zyka, në një intervistë për Euronews Albnania tha se deri tani nuk ka informacione për jetë të humbura në pjesën e Greqisë, por vetëm dëme materiale.
Ai shtoi se në ishullin grek të Samos jetojnë edhe shqiptarë, ndërkohë tha se deri tani nuk ka raportime për të lënduar.
“Nga lajmet që jep agjencia e lajmeve greke dhe burimet të tjera të besuara, thonë që në Samos është tërmeti i fuqishëm, i cili në anën greke thuhet se deri tani ka shkaktuar dëme materiale.
Ne jemi interesuar për shqiptarët e Samos. Deri tani nuk ka ndonjë problem sa i përket jetës njerëzore. Në Izmir raportohet se ka pallate të rrëzuara”, tha ai.