Sarandë, konfirmohen 2 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 158 raste të reja me koronavirus.
Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë tre qytetarë.
Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 140 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:
Janë kryer 905 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 158
Të shëruar ne 24 orë 140
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 905
Testime totale 93,926
Raste pozitive 14,568
Raste të shëruara 8,965
Raste Aktive 5,200
Humbje jete 403
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2704
Durrës 565
Shkodër 397
Lezhë 260
Korçë 241
Elbasan 233
Fier 223
Vlorë 184
Kukës 136
Berat 121
Dibër 80
Gjirokastër 56