Rriten të infektuarit në Greqi në 24 orët e fundit, shënohen 408 raste, 6 vdekje dhe 89 pacientë të intubuar
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 408 raste të reja me koronavirus.
Sipas njoftimit të ministrisë së shëndetësisë në shtetin fqinj, janë regjistruar gjithashtu 4 humbje jete nga Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus që prej fillimit të epidemisë është 23.060 të infektuar.
Sakaq aktualisht 89 persona janë në intubim ndërsa 242 pacientë janë shëruar nga virusi.
Totali i humbjes së jetëve në shtetin grek është 462 raste.