Rekord infeksionesh në Greqi/ Brenda ditës regjistrohen 411 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19
GREQI- Greqia ka shënuar 411 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 2 viktima si pasojë e Covid-19. Me shtimin e shifrave të ditës së sotme numri në total i personave që kanë humbur jetën nga koronaviruysi që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 393, ndërsa i të infektuarve në 18,886 të tjerë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shndetësisë, në Greqi betejën me sëmundjen vdekjeprurëse e kanë fituar 9,989 pacientë ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 89 të tjerë.
Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura për parandalimin e COVID-19.