Rama paralajmëron pronarët e bareve e restoranteve: Mos e sfidoni shtetin, se do ju sulmin policinë
Pronarët e lokaleve dhe të restoranteve janë paralajmëruar nga kryeministri Rama që të respektojnë masat anti-Covid.
Thirrja e kreut të qeverisë lidhet me zbatimin e distancave mes tavolinave apo mbajtjen e maskave të stafit, si dhe rregullat e tjera të caktuara nga Ministria për parandalimin e përhapjes së virusit në ambientet e mbyllura.
“Lufta me armikun e padukshëm është një luftë e vështirë dhe t’ua t’ju lutem e përgjërohem që të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë. Do ju lutem e përgjërohem atyre që nuk duan ta besojnë se sa e vështirë dhe mbyten nga teoritë e konspiracionit apo thashethemeve të kafeve duke përqeshur rrezikun.
Ju lutem të mos e vështirësoni më këtë luftë, ju lutem bareve dhe restoranteve që të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin, të mos e keqpërdorin tolerancën tonë si dobësi. Janë protokolle që duhen zbatuar. Nuk është e vështirë për ne që të sulim policinë e shtetit për të vendosur rregull. Por a është kjo ajo që duam? Duan të shfrytëzojnë çdo hapësirë, si mundet që kjo epidemi që nuk është vetëm në Shqipëri, larg qoftë të kishte qenë vetëm në Shqipëri se nuk do të na besonin”, tha Rama.
Kryeministri po ashtu iu drejtua skeptikëve të virusit dhe të vaksinës:
“Kjo është një situatë kur Gjermania nuk të lë të ulesh në restorant më shumë se 3 persona apo pas orës 10 sepse është një lojë e Bill Gates për t’iu vënë çipa çunave të Laçit apo të Vlorës, apo për të dëgjuar live këngët polifonike apo që të bllokojë kordat e zërit të këngëtarëve të dasmave.
Ju lutem silluni me përgjegjësi të madhe, të mos bëhemi ne me duart tona të mbyllin dyert e shtëpive, të lokaleve e makinave dhe mbeten peng të papërgjegjshmërisë, sot je mirë nesër je me tub dhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet larg qoftë pasnesër nuk je fare. Është bezdi që të mbash maskën në këtë diell, por ja që maska ndihmon secilin prej nesh qoftë edhe si kujtesë që këtu ka një problem, s’jemi vetëm ne”.
Deklarata e tij u bë në ceremoninë e dhurimit të 60 respiratorëve nga NATO për vendin tonë.