Pas denoncimit në “Sarandanews”, bashkia Saranda ndërhyn për pastrimin e mbetjeve në lagjen nr.4
Pas lajmit në Sarandanews.com ku raportuam për gjëndjen e rëndëuar të plehrave që ishin në lagjen nr.4, në zonë pas stadiumit “Andon Lapa” ka ardhur dhe reagimi i institucioneve vendore.
Sot bashkia e Sarandës ka bërë të mundur pastrimin e këtyre mbetjeve që ishin kthyer në një shqetësim kryesorë të banorëve të zonës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma, shprehet se puna për të pastruar qytetin do të vijojë në çdo territor për të kthyer normalitetin.
POSTIMI I ADRIAN GURMËS.
Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë ndërhyrë sot në një zonë të ndoturme mbetje urbane në lagjen nr 4 në Sarandë.
Do të jemi atje dhe në çdo pikë tjetër të nxehtë të territorit,për ta kthyer situatën në normalitet
Vazhdojmë
/Sarandanews.com/