Nuk është rikthim tek vizat! Kryeministri sqaron sistemin e ri për të hyrë në BE
Nga 2022-shi qytetarët e Shengenit, ku përfshihen edhe shqiptarët, duhet që të marrin një vizë elektronike në momentin që duan që të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.
Lidhur me këtë lajm, kryeministri Rama sqaroi për gazetarët se nuk është një kthim pas, por një sistem i krijuar nga BE për të garantuar sigurinë e kufijve europian.
Deklarata e Ramës:
S’bëhet fjalë për kthim pas por or një sistem siguri të BE-së për të gjitha shtetet jo anëtare të BE-së, qytetarët e të cilave duan të hyjnë në BE dhe s’kanë nevojë për vizë.
Pra jemi një shoqëri që s’ka të sharë me amerikanët, zviceranët, britanikët, japonezët, që sipas këtij sistemi ETIAS, do të duhet që para se të nisemi për në BE të bëjmë një aplikim online dhe aplikimi nuk është për vizë, futet në sistem dhe t’i merr konfirmimin po online, për të kontrolluar je apo jo në kartelën kriminale të regjistruar si person i lidhur me terrorizimin apo krimin e organizuar. Është e gjitha për shtete që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në be. Nuk është kthim mbrapa tek viza.
Programi i quajtur ETIAS, ose Sistemi Elektronik i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, synon kontrollin e udhëtarëve që vijnë nga vendet e tjera me qëllim garantimin e kufijve evropianë.
Aplikimi për këtë vizë elektronike mund të bëhet nga çdo smartphone, kompjuter ose tablet që ka akses në internet dhe rezultati do të dërgohet menjëherë në adresën e postës elektronike të aplikantit.