Nga nesër maskën kudo me vete/ ISHP: Kush lejohet të mos e mbajë, këto janë gjobat për shkelësit
Nga nesër maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Komunikim i Drejtores së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico:
“Do të jetë e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë. Përveç maskave barrierat mbrojtëse si maska të përgatitura nga tekstili, ndihmon duke minimizuar transmetimin nëpërmjet spërklave. përdorimi i barrierës mbrojtëse do të jetë si masë plotësuese dhe jo si përdorimi i maskës dhe ajo duhet të zbatohet distanca. Maska e fytyrës duhet të mbulojë hundën gojën mjekrën. Të pastrohen duart para se të vendoset dhe hiqet maska. Të mos preket dhe të hiqet nga pas. Duke i palosur qoshet e jashtme. Të hidhet në kosh. Maska e ripërdorshëm mund të përdoret dhe lahet në 60 gradë. Maska gjithmonë me vete dhe rekomandohet sa herë dilni nga shtëpia çdo person mbi 11 vjeç. Gjatë gjithë ditës. Supermarket apo dyqan në të gjithë mjetet e transportit publik dhe në makinë kur janë më shumë se një person. Në zyra dhe në park, teatër kinema biblioteka etj. Në hyrje banesash dhe në ashensor. Para dhe pas konsumit të ushqimit. Në motoçikletë kur merr një person tjetër. Në institucione fetare. Nga personat që e kanë kaluar covidin. Në institucionet arsimore. Modifikimet e maskës çon në raste që u lejon ta hiqni përdorimin e saj, vetëm në raste identifikimi apo kur hani apo pini. Gjatë punimeve dentare. Nga persona që drejtojnë lutjen apo që nuk kanë dëgjim apo që nuk flasin nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska transparente. Nëse duhet për identifikim të moshës nga punëtorët në ambiente të jashtëm vetëm kur respektohet distanca edhe nga të ftuarit në emisione por vetëm kur ruhet distanca. Në rastet e tjera kur janë të paaftë apo kur lëviz më biçikletë, motoçiklet apo patina. Në aktivitet larje në pishinë det, atyre për shkak të moshës dhe nuk bartin maskë do tu kërkohet dokumentacion.”
“Mbajtja e maskës është e detyrueshme dhe penaliteti 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë dhe 5 mijë lekë për shkelësit përsëritës.”