Maska e detyrueshme, Kryemadhi: Unë s’kam kontratë dritash, po më vunë gjobë e merr Ilir Meta
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 ka folur për vendimin më të fundit të kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e detyrueshme të maskës brenda dhe jashtë.
Kryemadhi ka thënë se me këtë vendim Rama do të bëjë presion tek qytetarët dhe të kuptojë se sa ata respektojnë dhe si reagojnë ndaj diktatit të tij.
Për më tepër ajo tha me humor se prej vitesh nuk ka asnjë kontratë uji e dritash në emër të saj, dhe nëse gjobitet për mosvendosjen e maskës, ajo i shkon ose bashkëshortit të saj Ilir Metës, ose nënës së saj.
”A ka një studim MSH dhe qeveria në raste të tilla. Sot ne kemi, se s’jam eksperte, por atë çfarë ndjekim dhe bashkëbisedojmë me mjekë e miq, gjëja më e rëndësishme është standardi i jetesës së qytetarëve. Gjëja e parë është imuniteti në trup, një trup i ushqyer mirë. Si mund të ushqehet një njeri sot kur gati 100 mijë veta humbën punë.
Lista më e madhe e pensionistëve që marrin ilaçe me listë. Si mund të thuash kur shqiptarët e marrin proteinën e marrin nga buka. Tregon frikën që ka Rama ndaj qytetarëve, t’iu imponojë një farë diktati që të shohë sa qytetarët do reagojnë. Tregon që do të krijojë një diktat apo presioni ndaj qytetarëve.
Sa ç’ju dhimbset shqiptarëve vetja e vet nuk u dhimbset Edi Rama.
Sa ç’ju dhimbset shqiptarëve vetja e vet nuk u dhimbset Edi Rama.Unë s’kam asnjë kontratë uji, s’ka ku të më gjobisë dhe do gjobisë o Ilir Metën, o nënën time. Kështu gjobiti Rama gjithë bizneset. Po ato bizneset do ia kthejë paratë, apo shkuan për koncesione.”- tha Kryemadhi.