Hyseni takim me socialistët në Xarrë: Në mandatin e tretë ecim drejt destinacionit evropian
Njësia Administrative në Xarrë e bashkisë Konispol, ishte ndalesa e radhës e deputetit Alket Hyseni në takimin me qytetarët.
“Mblodhëm sot Këshillin Socialist të Njësisë Administrative #Xarrë.
Këta banorë punëtorë e duarartë që kanë shëndërruar fushat në qilima natyrorë, dinë të vlerësojnë punën dhe njerëzit e punës si Edi Rama dhe ekipi i tij në qeveri dhe parlament.
Në mandatin e parë ndaluam hemoragjinë dhe lëngimin e vendit, në mandatin e dytë e ngritëm Shqipërinë në këmbë, mandatin e tretë rendim me hapa të sigurtë drejt destinacionit evropian.
Së bashku me Edi Rama dhe #PS? 2021-2025”, shprehet Alket Hyseni. /Sarandanews.com/