“Hapni Qafë Botën!”, Kristo Kiço jep detaje nga protesta e minoritarëve që ju pengohet lëvizja
Pandemia ka reduktuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në pikat kufitare.
Tashmë dihet që të kalosh në anën tjetër të kufirit duhet t’i nënshtrohesh masave AntiCovid.
Por që prej muajit mars që u mor vendimi për mbylljen e pikave kufitare, jo të gjitha janë hapur.
Një nga pikat që qëndron ende e mbyllur është ajo e Qafë- Botës e si pasojë dhjetëra fshatra e biznese të zonës së Sarandës në këtë zonë gjenden të izoluara për këtë shkak.
Për këtë arsye fundjavën që shkoi, qindra minoritarë janë mbledhur në doganën e Qafë-Botës në një protestë për të kërkuar nga qeveria greke hapjen e doganës.
Aktualisht,banorët duhet të kalojnë nëpërmjet Kakavijës për të arritur në Filat dhe Igumenicë, duke bëre gati 100 km më tepër ndërsa nëpërmjet doganës së Qafë- Botës, kjo distancë është vetëm pak minuta.
Ndërkaq një dëm të madh ekonomik kanë pësuar edhe bizneset e zonës së Igumenicës, të cilat kryejnë tregti në Shqipëri. Janë me qindra banorët e kësaj e zonave përreth të cilët kërkojnë që kjo pikë të hapet sepse shumë prej tyre kanë vendet e punës në anën tjetër të kufirit, shumë prej minoritarëve tërheqin pensionet, por marrin dhe shërbime shëndetësore.
Kujtojmë se Greqia nuk e ka hapur kufirin me Shqipërinë për udhëtimet turistike, por vetëm për personat me dokumente greke dhe ata që kanë arsye të domosdoshme.
Protesta është mbështetur nga Bashkia Finiq, dhe në një lidhje Skype, kryetari i kësaj bashkie, Kristo Kiço shpjegoi situatën me banorët atje.