DETAJET/ Harroi motorin ndezur, gjendet i vdekur brenda berberhanes në Sarandë, mister arsyet
Një 43 vjeçar i quajtur Bujar Çela është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së djeshme.
Ai punonte si berber në Himarë. Në momentin që është gjetur i pajetë është lajmëruar policia.
Nga informacionet e para mësohet se është dashur ndërhyrja e bluve për të thyer xhamat e për të hyrë brenda.
Ai është gjetur i pajetë brenda berberanës dhe motori i tij ka qenë i ndezur. Nga burimet është raportuar si vdekje aksidentale teksa nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve deri më tani.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se 43 vjeçari të ketë harruar motorin ndezur natën, e më pas ndotja ka shkaktuar asfiksim të tij.
Ai ka pasur dhe një dhomë tek berberana, ku flinte. Familjarët e tij i ka në Librazhd, pra jetonte i vetëm aty.
Ditën e sotme është dërguar në banesën e fundit në Librazhd.