Bojkoti i Superiores, mban “peng” dhe Kategorinë e Dytë

Liga Profesioniste ka vendosur që të vijojë pa afat bojkotin, derisa qeveria shqiptare të plotësojë katër pikat e ngrituara prej tyre.

Mos zhvillimi i Kategorisë Superiore, ka krijuar një kaos të rëndë dhe në Kategorinë e Dytë, ku të gjitha klubet përveccse nuk janë thirrur në takime nga ana e FSHF-së, janë të paqartë për të ardhmen e tyre.

Nëse për Kategorinë Superiore dhe atë të Parën shorti është hedhur, për Kategorinë e Dytë nga FSHF-ja ende nuk është zhvilluar kjo ceremoni.

Është e pa qartë që për hir të Superiores të mbahet peng në mënyrë absurde prej bojkotit edhe kategoritë më poshtë, të cilat asnjëherë nuk janë ftuar apo dëgjuar në lidhje me këtë vendimarrje.

Duket e pavend që për hir të Superiores nivelet e tjera të qëndrojnë pushim.

Sa i përket skuadrës së Butrintit, skuadra vijon duke u përgatitur maksimalisht nga ana trajnerit të njohur Milto Gurma.

Stafi teknik dhe lojtarët janë gati për nisjen e sezonit të ri futbollistik, ku Butrintit do të synojë ngjitjen në Kategorinë e Parë. /Sarandanews.com/