Basha për vendimin e qeverisë: Kollaj të thuash maska me detyrim, por me çfarë ta blejnë

Kreu i PD Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët nga selia blu foli për situatën pandemike në vend.

Mes të tjerash kryedemokrati komentoi vendimin e qeverisë të komunikuar sot nga kryeministri Rama për mbajtjen me detyrim të maskës edhe në rrugë. Sipas Bashës, është kollaj të thuash mbani maskë, por ajo kushton.

“Sot duhet ndërhyrja e shtetit. Çfarë po bëjnë këta? Thotë nuk kam burime financiare për ti siguruar bukën e gojës njerëzve që kanë humbur bukën e gojës. Këta tha edhe sot. Kollaj tu thuash njerëzve mbani maskë, por ajo duhet të blihet. Por ata që skano bukë, me çfarë do ta blejnë maskën. Nuk i shkon mendja për ta”, deklaroi Basha.

Kreu i demokratëve theksoi edhe njëherë se qeveria nuk e ka marrë në konsideratë planin e opozitës për rimëkëmbjen ekonomike. Sipas Bashës, borxhi publik po rritet, por paratë nuk shkojnë për qytetarët.

100 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës. 61% e bizneseve rezultojnë pa fitim. Situata po përkeqësohet, qeveria nuk bën asgjhë. Përkundrazi ka vazhduar me tendera. Kosova, Maqedonia kanë prezantuar paketën e katërt. Këtu ndonëse opozita prezantoi një plan, qeveria nuk e vë ujin në zjarr.

Mungesa e masave nga shteti, Banka Botërore parashikon që mbi 40% e shqiptarëve do të jetojnë me pak se 4 dollarë në ditë.

Kërkuam në planin tonë me 5 pika të merreshin të gjtha masat për të ndihmuar njerëzit që kanë humbur vendet e punës. Hapi i parë duhet të ishte ndihma për personelin shëndetësor. Për fat të keq, asgjë deri tani. Njerëzit më pyesin se çfarë do bëhet me ne.

S’kemi asnjë të ardhur. 5 dyqane të mbyllura në mes të Tiranës. 25 prilli për këta qytetarë është një ditë e largët. Ata duan të dinë çdo bëhet sot. Si do ia dalin sot për bukën e gojës, për këtë arsye plani me 5 pika ka planifikuar që ata të marrin sot. Kemi prezantuar që pensionistët të marrin atë 20 mijë lekë shtesë në muaj. Lista në farmaci sot është rregulli dhe jo përjashtimi. Prandaj kemi kërkuar rimbursimin e plotë të paketës anti-Covid për pacientet që trajtohen në shtëpi. Borxhi publik po rritet. Qeveria vazhdon të marrë borxh, por këto para nuk i çon tek qytetarët”, deklaroi Basha.