Zjarr në varrezat e Mesopotamit të Finiqit: Ja dyshimet
Një zjarr përfshiu ditën e djeshme varrezat publike të fshatit Mesopotam në Bashkinë e Finiqit.
Zjarri filloi nga një qiri i ndezur në një prej varreve dhe më pas u përhap tek të tjerët.
Ndërhyrja në kohë e sherbimit zjarrfikës vuri shumë shpejt nën kontroll zjarrin.
Në një moment flakët rrezikuan edhe Manastirin e Shën Kollit të Mesopotamit që është shpallur Monument i Trashëgimisë Kulturore.