VIDEO/ Shtatori i gjen plazhet e Sarandës dhe Ksamilit plot me turistë

Jo vetëm fundjavat, por edhe ditët e javës në shtator ka pasur një numër të madh turistësh në plazhet e Ksamilit dhe Sarandës.

Pushuesit vendas, nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut vijojnë të zgjedhin Sarandën dhe Ksamilin si destinacionin kryesorë për të pushuar gjatë shtatorit.

Kjo dhe fal kohës mjaft të mirë që po mban deri më tani ku temperaturat vijojnë të jenë të larta.

Siç shihet dhe në videon e më poshtme, plazhi tek “Tre Ishujt” në Ksamil është plot me pushues. /Sarandanews.com/

? Shtatori i gjen plazhet #Ksamilit të mbushur me turistë ?????#visitksamil #visitsaranda

Posted by Sarandanews.com on Tuesday, September 8, 2020