VIDEO/ Kantieri i ujit në Finiq, Edi Rama: Furnizim pa ndërprerje për 10 160 banorë
Mbi 10 000 banorë në 15 fshatra do ta kenë të zgjidhur njëherë e mirë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në zonën e Finiqit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna intensive që po zhvillohet në kantierin e ujësjellësit në Finiq, i cili ishte jashtë funksionit që prej vitit 2000.
“Kantieri i ujit në Finiq përfshin ndërtimin e një rrjeti ujësjellësi rajonal për 15 fshatra, të cilët furnizoheshin me ujë nga një rrjet i viteve 1988 i cili prej vitit 2000 doli jashtë funksionit, me stacione pompimi të degraduara plotësisht madje duke e humbur edhe qëllimin e ndërtimit të tij, i kthyer në stallë për bagëtitë e banoreve të kësaj zone”,- thekson Rama.
“Pas ndërhyrjes në këtë ujësjellës rajonal, viti 2021 do të sjellë një transformim për të gjithë sistemin e furnizimit me ujë për 10 160 banorë me linjën e re të jashtme 50.6 kilometra linjë dhe 13 depo të reja furnizimi me ujë”,- tha Rama.