Vendimi i dyshimtë i Gjyaktës për heqjen e kujdestarisë së fëmijës: Ja kush ishte 37- vjeçarja nga Saranda që u vethelmua

Një ngjarje tragjike, tronditi sot pasdite qytetin e Sarandë.

37- vjeçarja Elona Dauti, i dha fund jetës së saj pas vethelmimit. Edhe pse u bë e pamundura që ajo të mbijetonte duke e transportuar me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, nuk u arrit dot që ajo të shpëtonte.

37- vjeçarja fatkeqsisht ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, duke u larguar nga kjo jetë në një moshë të re.

Shkak për vethelmimin u bë një vendim i Gjykatës së Sarandës, e cila i mohoi të drejtën Elona Dautit për mbajtjen e vajzës së saj.

Mësohet se Gjykata i dha të drejtë bashkëshortit të saj për kujdestarin e vajzës së tyre 12- vjeçare, e cila shkoi për në Itali tek babai i saj.

Një vendim Gjykate me shumë pikëpyetje, çka ka sjellë dhe këtë tragjedi për familjen Dauti.

Po kush ishte Elona Dauti?

Ajo punonte në Bankën Kombëtare Tregtare të Sarandës si ekonomiste, duke qenë një profesioniste e zonja.

Elona Dauti ishte banore e lagjes nr 4 dhe njihej si një zonjat më të respektuara dhe e dashur për banorët.

Ajo ka pasur një lidhje të fortë me vajzën e saj dhe duket se vendimi i dyshimtë i Gjykatës për t’ia hequr kujdestarinë pas ndarjes nga bashkëshorti, bëri që gjëndja e saj psikologjike të rëndohej dhe fatkeqsisht të kishte këtë fund tragjik.

Sarandanews.com i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës. /Sarandanews.com/