Punonjësja e Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër rezulton pozitive me koronavirus

Një punonjëse e sigurimeve shoqërore në Gjirokastër është konfirmuar pozitive me koronavirus.

Mësohet se prej ditës 18 ajo nuk është paraqitur në ambientet e punës, duke ulur kështu rrezikun për përhapje të infeksionit në radhët e kolegëve.

Gjirokastra numëron 76 raste aktive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.

Ditën e djeshme në këtë qytet u konfirmuan katër raste të reja.