Një tjetër kënd lojrash i shtohet Sarandës në lagjen nr 4
Bashkia e Sarandës vijon të shtojë hapsirat publike në qytet, duke ia dhënë atë qytetarëve dhe fëmijëve të qytetit.
Pas këndit të lojrave tek shëtitorja, një tjetër kënd lojrash për fëmijë i është shtuar qytetit bregdetar.
Lagja nr 4 ka tashmë këndin e saj të ri të lodrave, i cili deri dje ka qenë i zaptuar dhe sot është i liruar e në funksion të banorëve të kësaj lagjeje.
“Edhe një kënd tjetër lojrash për fëmijët????
Drejt përfundimit punimet për sistemimin dhe kthimin në kënd argëtues?të një hapësire urbane deri dje të okupuar dhe sot të liruar e në funksion të banorëve,në lagjen nr 4 në Sarandë✅
Vazhdojmë➡️”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sararandanews.com/