Një shqiptar humb jetën nga stuhia që ka goditur Greqinë
Rritet numri i viktimave të shkaktuara nga cikloni “Ianos” i cili ka goditur Greqinë prej 2 ditësh.
Pas gjetjes së një gruaje të vdekur në fshatin Vasili të Farsalas ekipet e zjarrfikësve kanë gjetur një tjetër viktimë. Bëhet fjalë për një fermer 63-vjeçar.
Sipas mediave, viktima është me origjinë nga Shqipëria dhe djali i tij po e kërkonte që prej ditës së djeshme.
63-vjeçari u gjet në Kardhicë prapa spitalit. Ky qytet është edhe një prej zonave më të prekura nga cikloni, ku sipas mediave vendi tashmë ngjan me një liqen.
Ekipet e kërkim-shpëtimit në Greqi po vijojnë punën për gjetjen e një 40-vjeçareje tjetër. Dyshohet se makinën me të cilën ajo po udhëtonte e ka marrë rrjedha e një lumi pranë Kardhicës.