Nga vizita tek Manastiri i 40 Shenjëtorëve tek informimi mbi sezonin turistik, ambasadoria Yuri Kim viziton sërish Sarandën
Për herë të dytë brenda pak muajsh, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka vizituar sërsh qytetin e Sarandës.
E shoqëruar nga kryebashkiaku Adrian Gurma, Kim vizitoi Manastirin e Dyzet Shenjëtorëve, pikën dominante të qytetit dhe vendin nga ku merr zanafillën identiteti i Sarandës.
Përveç vizitës ambasadorja Kim u njoh nga Adrian Gurma dhe për vështirësitë e biznesit gjatë sezonit, si dhe për fashën dhe prejardhjen e turistëve të huaj, që zgjodhën Sarandën për të pushuar këtë sezon.
“Me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjēn Yuri Kim,ishim sot në Manastirin e Dyzet Shenjëtorëve,pikën dominante të qytetit dhe vendin nga ku merr zanafillën identiteti i Sarandës.
Duke shijuar mrekullitë e këtij Monumenti Kulture të kategorisë së parë,diskutuam edhe për ecurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit jo të zakontë turistik,që po mbyllim.
Duke iu përgjigjur interesimit të Ambasadores,e informova atë mbi vështirësitë e biznesit gjatë sezonit,si dhe për fashën dhe prejardhjen e turistëve të huaj,që zgjodhën Sarandën për të pushuar këtë sezon.
E falenderova zonjën Kim për vizitën e dytë brenda pak kohësh në qytetin tonë,ashtu siç kishte premtuar.
U përshëndetëm përzemërsisht,me premtimin nga ana e saj,që do të vizitojë përsëri Sarandën”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/
????? Me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjēn Yuri Kim,ishim sot në Manastirin e Dyzet…
Posted by Adrian Gurma on Wednesday, 16 September 2020