DETAJET/ Dy arsimtarë dhe një sanitare të infektuar në Delvinë, prindërit të shqetësuar për fëmijët
SARANDË- Pas një kohe të gjatë pa raste me koronavirus në Delvinë, ditën e sotme janë identifikuar 3 të infektuar.
Rastet janë shënuar në kopshte dhe çerdhe, ku burime informojnë se të infektuarit janë edukatore, sanitare dhe mësues.
Rastet e reja kanë rritur shqetësimin e prindërve për rrezikun e infektimit të fëmijëve.