Delvinë, takim mes Institucioneve vendore për të diskutur mbi përgatitjet e fundit për vitin arsimor

Në Delvinë janë të gjithë të angazhuar për një mbarvajtje sa më të mirë të vitit të ri shkollorë.

Sot është zhvilluar një takim mes Institucioneve Arsimore, përfaqesues nga Njesia Vendore e Shendetit Publik, anëtar të Keshillit Bashkiak , përfaqësues nga Keshillat e Prinderave, etj.

Tema e bisedës ka qenë për të diskutuar mbi përgatitjet e fundit për vitin arsimor 2020 -2021.

Në të gjitha shkollat e Delvinës janë kryer të gjitha dezinfektimet në kuadër të masave anti-Covid.

Kryebashkiakja Majlind Qilimi, është shprehur më herë se gjithçka është gati për nisjen e mësimit në Delvinë. /Sarandanews.com/