Bonus dhe çertifikatë mirënjohje, bashkia Sarandë vlerëson Eklea Omeri dhe Ediljano fituesi i disa medaljeve të notit

Vogëlushja e talentuar sarandiote, Eklea Omeri, e cila arriti një rezultat fantastic duke u shpallur nënkampione e Shqipërisë në shah është pritur në zyrën e bashkisë nga kryebashkiaku Adrian Gurma, bashkë me trajnerin e saj shahistin e njohur Lime Mihasi.

I pranishëm ishte gjithashtu dhe fituesi i disa medaljeve në not Ediljano.

Të dy këta sportistë që kanë bërë krenar Sarandën, janë shpërblyer me një bonus simbolik,  prej 30 mijë lekësh dhe me çertifikatë mirënjohje.

“Eklea nënkampionia e vendit për moshat, në shah♟dhe Ediljano fituesi i disa medaljeve në aktivitetin kombëtar të notit?‍♂️në muajin shtator na kanë bërë krenarë me arritjet e tyre???

I prita sot së bashku me familjarë e trajnerët e tyre,duke i nderuar me Çertifikatë Mirënjohjeje dhe me një bonus simbolik, prej 30 mijë lekësh,duke iu shprehur në të njëjtën kohë,vlerësim për pasionin me të cilin stërviten e ushtrojnë.

Vlerësuam me Çertifikatë Mirënjohje ?trajnerët e tyre Lime Mihasi dhe Myrteza Didati,duke i siguruar,se mbështetja dhe përkrahja jonë për ata dhe sportistët do të jetë maksimale në vijimësi.✅”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/