Bashkia Delvinë mbështet projektin e banorëve të fshatit Kakodhiq për rehabilitimin e qendrës

Bashkia e Delvinë ka vendosur të mbështesë projektin për sistemimin e qëndrës së fshatit Kakodhiq.

Përmes një postimi në faqen zyrtare Bashkia Delvinë shkruan

“Komuniteti ku banon apo vendlindja, nuk zhvillohet dhe mirëmbahet vetëm nga slloganet patriotike në rrjetet sociale, as kur një pjesë pastron dhe tjetra ndot dhe as kur një pjesë dhuron lule dhe tjetra i shkul.

Qyteti apo fshati juaj zhvillohet me kontributin e të gjithëve dhe jo kur të gjitha i pret nga bashkia.

Komuniteti bëhet me banueshëm kur të gjithë e ndjejnë veten pronarë të tij.

Nisma e fshatit Kakodhiq për sistemimin e qëndrës së fshatit me kontributet e veta, shumica e të cilëve larguar me dekada nga fshati në drejtim të qyteteve apo emigracion, nje pjesë as nuk ka lindur atje, nuk mundej se si të mos kishte përkrahjen e Bashkisë Delvinë me mjete, me specialistë dhe fuqi punëtore, me projekt dhe me aq sa mundet financiarisht.

Ne si bashki do të përkrahim dhe do të ndihmojmë, me aq sa kemi mundësi, ç’do nismë qytetare apo ide kur ka të bëjë me përmirësmin e jetës komunitare dhe zhvillimin”, thekson Bashkia Delvinë. /Sarandanews.com/

Komuniteti ku banon apo vendlindja, nuk zhvillohet dhe mirëmbahet vetëm nga slloganet patriotike në rrjetet sociale, as…

Posted by Bashkia Delvinë on Friday, 18 September 2020