Ambasadorja amerikane viziton Gjirokastrën, pritet nga kryetari i bashkisë: Pa SHBA-në, ne shqiptarët s’do të kishim as edhe një shtet
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet në Gjirokastër në vizitën e saj të parë si kryediplomate e SHBA-së në Tiranë.
Gjatë paradites ajo është pritur nga kryebashkiaku Flamur Golemi, me të cilin shëtiti në zonën muzeale, si dhe drekuan së bashku në një prej restoranteve të qytetit.
Edhe sonte ajo do të qëndrojë në Gjirokastër, ku pritet t’i bashkohet gjithashtu ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka publikuar në Facebook foto me ambasadoren dhe mesazhin si më poshtë.
Për ne shqiptarët dielli lind në Perëndim.
E ka thënë Naim Frashëri e kështu ka për të qenë gjithmonë. Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqiptarët nuk do të ishin sot as një shtet e jo më dy sikundër jemi tashmë dhe as do të përparonin ndër vite në rrugën e shtetndërtimit, zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit të demokracisë. Shumë i lumtur të prisja sot në Gjirokastër, Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren Yuri Kim. Ishte vizita e saj e parë zyrtare në qytetin e gurtë.
I tregova disa prej atraksioneve të qytetit, si dhe biseduam gjatë për perspektivën e Gjirokastrës, qytet që ajo e njihte shumë mirë prej Ismail Kadaresë, e njihte si pjesë e UNESCO-së, por edhe si një destinacion turistik i pashmangshëm në jug të vendit.
Çdo diplomat që ka ardhur në Gjirokastër ka mbetur i mrekulluar dhe është rikthyer plot herë të tjera këtu. Me siguri kjo ka për të ndodhur edhe me zonjën Yuri Kim.
Për ne shqiptarët dielli lind në Perëndim. E ka thënë Naim Frashëri e kështu ka për të qenë gjithmonë. Pa Shtetet e…
Posted by Flamur Golemi on Friday, September 25, 2020