Alket Hyseni: Institucionet arsimore të Sarandës, Delvinës dhe Konsipolit, gati për vitin e ri shkollor

Deputeti Alket Hyseni, ka publikuar sot fotot nga shkollat në Sarandë, Delvinë dhe Konispol.

Hyseni shkruan se të treja këto bashki kanë marrë të gjitha masat për të garantuar kushtet e nevojshme për të zhvilluar mësim.

“Të gjitha institucionet arsimore të Bashkisë Sarandë janë gati, më mirë se çdo herë tjetër, për ditën e parë të vitit shkollor 2020-2021.

Bashkia Konispol ka gati të gjitha shkollat dhe kopshtet e fëmijëve në vigjilje të ditës së parë të vitit arsimor.
Çdo shkollë dhe kopësht i rikonstruktuar dhe me kushte optimale si kurrë më parë, për t’ju përgjigjur situatës atipike të epidemisë.

Çdo gjë gati për ditën e parë të shkollës për fëmijët delviniotë. Të mirmbajtura me nikoqirllëk nga Bashkia Delvinë, të lyera, dezifenktuara dhe të pastra për vogëlushët e kopshteve deri tek maturantët e gjimnazit”, shprehet Alket Hyseni. /Sarandanews.com/