Tragjike në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje fëmijën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Kakavijë ku ambulanca ka përplasur për vdekje një fëmijë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që ambulanca ka qenë me shpëjtësi duke transportuar një të sëmurë për të marrë ndihmë mjeksore.
Ndërkohë deri më tani nuk ka informacion në lidhje me moshën e fëmijës.
Prej ditësh në këtë pikë kufitare vijojnë radhë të gjata automjetësh të cilat presin për të kaluar në shtetin grek. Radhët cnë Kakavijë kanë kaluar mbi 22 km ku familje me fëmijë dhe të moshuar qëndrojnë në temperatura ekstreme.
Ndërkaq një ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme është shprehur se shkak për këtë vonesë është procesi i marrjes së tamponit nga pala greke.