Sarandë, numëri i padive për divorce vijon në rritje
Martesa është ai institucion i cili nënkupton bashkëjetesën ligjore, mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza e unitetit në familje.
Me martesë burri dhe gruaja përfitojnë të njëjtat të drejta dhe marrin përsipër të njëjtat detyrime.
Nga martesa lind detyrimi reciprok për besnikëri, për ndihmë morale dhe materiale, për bashkëpunim në interes të familjes dhe të bashkëjetesës.
Martesa vendos mbi të dy bashkëshortët detyrimin për të mbajtur, arsimuar dhe edukuar fëmijët, duke pasur parasysh aftësitë, prirjet natyrore dhe dëshirat e fëmijëve.
Por vitet e fundit ky institucion ka pësuar tronditje të shumta si rrjedhoje e periudhave të tranzicionit që ka kaluar vendi ynë në përgjithësi por dhe familja veçanërisht, kushteve të vështira ekonomike – sociale, të cilat kanë ndikuar në tronditjen e këtij institucioni gjer në atë masë sa kanë ndikuar në shpërbërjen e tij, duke sjellë si pasojë dhe zgjidhjen e martesës mes bashkëshortëve.
Përmes statistikave, të cilat janë të afishuara pranë Gjykatës së Sarandës rezulton se numri i kërkesave apo i kërkesë padive, ku bashkëshortët i janë drejtuar për zgjidhje martese është numër realtivisht në rritje, fakt i cili konfirmon më shumë tronditjen e këtij institucioni në veçanti dhe të familjes në përgjithësi.